Mediumi turk: Klubi i madh i Premierligës nuk dorëzohet për transferimin e Vedat Muriqit

Mediumi turk: Klubi i madh i Premierligës nuk dorëzohet për transferimin e Vedat Muriqit

Sport January 20, 2020 - 17:37

Sipas mediumit turk 'Aksam', Tottenhami është i interesuar për transferimin e Vedat Muriqit në afatin kalimtar të janarit.

25-vjeçari iu bashkua klubit turk në verën e vitit të kaluar, dhe ka qenë në formë mbresëlënëse këtë edicion, shkruan Zëri.info.

Ai ka shënuar 11 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat, dhe është në vëmendjen e Tottenhamit dhe Burnleyt.

Klubi nga Londra e Veriut synon transferimin e një sulmuesi këtë muaj pas lëndimit të Harry Kane.

Image

Sulmuesi anglez i është nënshtruar një operacioni dhe pritet të mungojë për pjesën e mbetur të edicionit.

Mediumi i sipërpërmendur raporton se Burnley dhe Tottenhami kanë bërë një ofertë për transferimin e 25-vjeçarit, por që këto oferta janë refuzuar.

Futbollisti i Kosovës vitin e kaluar, gjithashtu, kishte një formë të mirë, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në 34 ndeshje kampionale për Rizesporin.

Image

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho ka insistuar se ai do të kërkojë transferimin e një sulmuesi këtë muaj./Zëri.info