ZYRTARE: Real Madridi arrin marrëveshje për transferimin e super-futbollistit brazilian

ZYRTARE: Real Madridi arrin marrëveshje për transferimin e super-futbollistit brazilian

Sport January 20, 2020 - 17:06

Real Madridi dhe Flamengo kanë arritur marrëveshje për transferimin e Reiner, në një kontratë gjashtë-vjeçare.

Futbollisti i talentuar brazilian do t'i bashkohet Real Madridit pasi të mbarojë pjesëmarrjen e tij në turneun para-olimpik U-23 me Brazilin, shkruan Zëri.info.

Real Madridi do të paguajë 30 milionë euro te klubi brazilian, derisa 80 përqind e shumës do t'i takojnë Flamengos, dhe 10 përqind familjes së tij, si dhe 10 përqind agjentit.

Futbollisti ofanziv do ta nis karrierën e tij në Spanjë me Raul Gonzalez te Real Madrid Castilla, në divizionin e tretë të futbollit spanjoll.

Reiner kompletoi testet mjekësore më 10 dhe 11 janar, teksa tashmë ai nënshkroi edhe kontratën e tij./Zëri.info

Image