Befason trajneri i gjigantit të Premierligës: Transferimi i Cavanit? Do ta shohim

Befason trajneri i gjigantit të Premierligës: Transferimi i Cavanit? Do ta shohim

Sport January 20, 2020 - 16:55

Frank Lampard ka thënë se ai është i hapur për transferimin e futbollistëve këtë muaj, derisa nuk e ka përjashtuar as një lëvizje për ardhjen e sulmuesit të PSG-s, Edinson Cavani.

Kontrata e 32-vjeçarit uruguaian skadon në fund të edicionit, por që ai i ka treguar kampionit francez se dëshiron të largohet këtë muaj, pasi ka startuar në vetëm katër ndeshje këtë edicion në Ligën 1, shkruan Zëri.info.

Lampard nuk e ka fshehur dëshirën e tij për transferimin e një sulmuesi këtë muaj pas problemeve të fundit të skuadrës londineze në fazën ofanzive.

Kjo u pa edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Newcastlet, ku pavarësisht dominimit, Chelsea dështoi të shënonte duke humbur 1:0.

Image

"Mendoj se transferimet afat-gjate në janar janë të vështira, por për transferime afat-shkurtëra ne jemi duke shikuar", ka thënë Lampard.

"Mendoj se ka probleme që na preokupojnë ne dhe duhet të bëjmë zgjidhje", vlerësoi më tej ish-mesfushori anglez.

"Cavani është një lojtar i madh dhe kam luajtur ndaj tij. E kam dashur mentalitetin e tij dhe aftësitë. Rekordi i tij golashënues flet më së miri për të. Do ta shohim", deklaroi Lampard./Zëri.info