ZYRTARE: Futbollisti i mirënjohur kosovar largohet nga Ferizaj

ZYRTARE: Futbollisti i mirënjohur kosovar largohet nga Ferizaj

Sport January 20, 2020 - 16:42
Sulmuesi Dren Gashi është larguar nga skuadra e Ferizajt. Ai ka gjatë karrierës së tij luajtur edhe për skuadrën më të madhe kosovare Prishtina dhe disa ekipe të tjera në Kosovë.

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, është larguar nga skuadra e Ferizajt, raporton Zëri.info.

Lajmi është konfirmuar nga vet futbollisti në një prononcim për Zëri.info.

“Tashmë e kam shkëputur kontratën me Ferizajn dhe jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta”, ka thënë Dren Gashi për Zëri.info.

Gashi pjesë e Ferizajt është që nga fillimi i këtij edicioni.

Ai si futbollist ka luajtur edhe për skuadrën më të madhe kosovare Prishtina dhe disa ekipe të tjera në Kosovë. /Zëri.info

Image