Reagimi interesant i tifozëve të Napolit pas transferimit të Amir Rrahmanit

Reagimi interesant i tifozëve të Napolit pas transferimit të Amir Rrahmanit

Sport January 20, 2020 - 16:22

Napoli e ka transferuar zyrtarisht mbrojtësin e Hellas Veronas, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi prishtinas do t'i bashkohet skuadrës napolitani në fund të edicionit, pasi deri atëherë do të jetë i huazuar te Verona, raporton Zëri.info.

Kapiteni i Kosovës bëri testet mjekësore të premten, derisa Napoli do të paguajë 14 milionë euro për shërbimet e tij, dhe 1.5 milionë euro në formë të bonuseve.

Rrahmani i është bashkuar Veronas verën e kaluar nga Dinamo Zagrebi për dy milionë euro, derisa ai ka luajtur në çdo ndeshje për skuadrën e Ivan Juric këtë edicion.

Image

Pas zyrtarizimit të transferimit, kanë reaguar edhe tifozët italianë të Napolit në rrjetin social "Twitter".

"Mirësevjen djalosh, me plotë respekt", ka shkruar një tifoz me emrin Simone Davino.

Image

Ndërsa, një tifoz tjetër me emrin Pierapolo Inno, ka shkruar: "Fenomen, komplimente".

Megjithatë, ka pasur edhe prej atyre që janë shprehur pesimistë, duke parë formën aktuale të Napolit në Serie A.

"Ku do të garojmë vitin tjetër, në Serie A, apo Serie B", shkroi një faqe me emrin 'NapoliMania00'./Zëri.info