LRF e Prishtinës zgjedh më të mirët, FC Prishtina me dy laureatë

LRF e Prishtinës zgjedh më të mirët, FC Prishtina me dy laureatë

Sport January 20, 2020 - 16:07

Sot në ambientet e Stadiumit “Fadil Vokrri”, u ndanë çmimet për laureatët e vitit 2019 në kuadër të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

Me këtë rast, komisionet përgjegjëse për ndarjen e këtyre çmimeve, klubin e futbollit Prishtina, e vlerësuan me dy çmime, raporton Zëri.info.

Këto çmime kanë të bëjnë me futbollistin më të mirë për kategorinë U13 për vitin 2019, Blendrit Krasniqi dhe punëtorin sportiv për vitin 2019, Kushtrim Sopa, administrator i shkollës së futbollit FC Prishtina./Zëri.info