Timo Werner dëshiron të transferohet te gjiganti anglez

Timo Werner dëshiron të transferohet te gjiganti anglez

Sport January 20, 2020 - 15:25
Sulmuesi Timo Werner ka bërë zgjedhjen e tij

Sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në treg, transmeton zeri.info

Shumë klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për gjermanin.

Por, siç duket Werner është i interesuar që të transferohet në Liverpool.

Sulmuesi gjerman dëshiron që t’i bashkohet Liverpoolit gjatë verës, raporton “Bild”.

Trajneri i gjigantit anglez, Jurgen Klopp mendohet se është një fans i madh i 23-vjeçarit.

Werner ka shënuar 20 gola në 18 paraqitje në Bundesligë gjatë këtij edicioni./Zëri