Ylli i Manchester Unitedit pëson aksident me makinë, kjo është gjendja e tij

Ylli i Manchester Unitedit pëson aksident me makinë, kjo është gjendja e tij

Sport January 20, 2020 - 14:09
Detajet

Portieri i Manchester Unitedit, Sergio Romeri ka pësuar një aksident gjatë ditës së sotme, transmeton zeri.info

Argjentinasi u përplas me makinën e tij mëngjesin e sotëm derisa ishte duke shkuar në stërvitje, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Makina e tij e tipit “Lamborghini” ka pësuar disa dëmtime, por fatmirësisht jo edhe portieri.

Incidenti ka ndodhur afër fushës stërvitore të Manchester Unitedit në Carrington.

“BBC” raporton se argjentinasi arriti të shkojë më pas në stërvitje.

Romero është paraqitur në 9 ndeshje këtë edicion me klubin anglez./Zëri