E bujshme, Flamurtari i Vlorës siguron shërbimet e ish-mbrojtësit të Milanit

E bujshme, Flamurtari i Vlorës siguron shërbimet e ish-mbrojtësit të Milanit

Sport January 20, 2020 - 12:41
Detajet

Flamurtari, edhe pse i është bllokuar merkato, vijon të punojë për të përforcuar skuadrën.

Në klubin vlonjat janë të bindur që do e heqin bllokimin e bërë nga FIFA dhe diçka të tillë e kanë njoftuar prej ditësh.

Sinan Idrizi, në deklaratën e dhënë për emisionin “Zona Gol” në Supersport u shpreh se do sjellë dy lojtarë që kanë luajtur me Milanin. ABC News mëson se njëri është Taye Taiwo. Mbrojtësi 34-vjecar ka luajtur së fundmi në Finlandë me Rops, ku numëron 59 ndeshje si titullar.

Image

Për 6 vite ka luajtur me Marseille në Ligue 1, ndërkohë që në vitin 2011 iu bashkua Milanit.

Gjithashtu ka provuar edhe Premier League me fanellën e QPR-së.

Një lojtar me karrierë të pasur, i cili mësohet nga burime të Abc News se tani ndodhet në Tiranë.