FC Prishtina e nis misionin në Antalia

FC Prishtina e nis misionin në Antalia

Sport January 20, 2020 - 12:36
Detajet

FC Prishtina e ka nisur misionin në Antalia të Turqisë, raporton Zëri.info.

Nga mbërritja dje në Antalia të Turqisë, skuadra sot nga ora 9:30 për herë të parë ka nisur punën në fushën e blertë.

“Në fushën pranë hotelit “Titanic”, aty ku është vendosur ekipi, për një orë e gjysmë sa zgjati seanca stërvitore, megjithëse u shfaqën disa vështirësi tek disa futbollistë, pjesa më e madhe e futbollistëve shfaqën formë të mirë fizike”m, njofton faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, "prishtinafc.com". 

Image

Në këtë seancë të parë, kryesisht u punua në taktikë dhe vrapim, por asnjëri prej lojtarëve nuk u dëmtua.

Seanca e pasdites mbahet nga ora 15:30 në fushat jashtë kompleksit të hotelit.

Prishtina do të qëndroj për 13 ditë ku do t'i zhvilloj edhe katër miqësore, më 22 janar kundër Arda (Bullgari), 26 janar kundër Kolos (Ukrainë), më 28 janar kundër Chertanovo - kategoria e dytë ruse (në vend të Cherno More të Bullgarisë që ishte e paraparë) dhe 30 janar kundër Ordabasy (Kazakistan). Me skuadrën do të udhëtojnë 23 futbollistë. /Zëri.info

Image