Festa e çmendur e Conor McGregorit pas rikthimit të fuqishëm në UFC

Festa e çmendur e Conor McGregorit pas rikthimit të fuqishëm në UFC

Sport January 20, 2020 - 12:35
Detajet

Connor McGregor është rikthyer fuqishëm në UFC, derisa fitoi në meçin ndaj Donald Cerrones në Las Vegas, shkruan zeri.info

Irlandezi e fitoi meçin pas vetëm 40 sekondave në njërën prej paraqitjeve më spektakolare të karrierës së tij.

Pas këtij triumfi irlandezi bëri një festë të çmendur në Las Vegas.

Image

Përndryshe, McGregor nuk njihte fitore në UFC që prej nëntorit të 2016-s, derisa në tetor të 2018-s ishte mposhtur nga kampioni i peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov./Zëri