Tyson Fury zbulon kundërshtarët e tjerë pas meçit me Wilderin

Tyson Fury zbulon kundërshtarët e tjerë pas meçit me Wilderin

Sport January 20, 2020 - 12:20
Detajet

Boksieri britanik, Tyson Fury ka zbuluar se dëshiron të bëjë se paku edhe dy meçe të tjera pas rimeçit me Deontay Wilderin, transmeton zeri.info

Fury dhe Wilder do të ballafaqohen më 22 shkurt në Las Vegas.

Ndërkohë, plani i Furyt është që më pas të ndeshet edhe me Anthony Joshuan dhe Dillian White.

“Kam edhe tri meçe të mbetura. Wilder i radhës, Joshua, pastaj Dillian White. Pastaj fund”, është shprehur Fury./Zëri