Kadetët e Llapit e fitojnë turneun në Gjermani

Kadetët e Llapit e fitojnë turneun në Gjermani

Sport January 20, 2020 - 12:03
Detajet

Skuadra e Llapit me ekipin e kadetëve ka marr pjesë në një turne në Gjermani, shkruan Zëri.info.

KF Llapi me kategorinë e Kadetëve U17 është shpallur fitues i turneut në Velbert.

Djelmoshat e talentuar të KF Llapit kanë triumfuar në turneun e Velbertit që e organizoj Komuna e Velbertit në bashkëpunim me asamblistin nga Podujeva në Velbert, Rrahman Islamin dhe Nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina, njofton faqja e Llapit.

Image

“Kjo është një arritur e madhe e klubit nga treva e Llapit, Kategoria U17 që në daljen e parë në Evropë kanë arritur të shkëlqejnë dhe të rrëmbejnë trofeun e çmueshëm të kampionit. Përgëzime për futbollistët e talentuar të klubit për suksesin dhe stafin e trajnerëve për punën dhe përkushtimin e madh ndaj së ardhmes së KF Llapit”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Podujeva. /Zëri.info

Image