Futbollistët e Ballkanit e ‘kallin’ Antalinë me muzikë shqipe

Futbollistët e Ballkanit e ‘kallin’ Antalinë me muzikë shqipe

Sport January 20, 2020 - 11:58
Detajet

FC Ballkani ndodhet prej ditësh në Antalia të Turqisë për të vijuar me fazën përgatitore të stinorit pranveror. Kampionët e dimrit tashmë kanë zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese në Lara të Antalisë me kundërshtarë të ndryshëm, por e diela mbrëma ishte e rezervuar ekskluzivisht për argëtimin e tyre, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollistët e kësaj skuadre janë argëtuar me këngë shqipe në hotelin ku po qëndrojnë në Antalia, derisa për atmosferën është përkujdesur sulmuesi Jetmir Topalli.

Kapiteni i skuadrës “portokallinj” Armen Ruxhi ka publikuar në llogarinë e tij çaste nga atmosfera në kampin suharekas.

Nën ritmin e këngës “Merrma shiun e Prishtinës” të këngëtarit Sabri Fejzullahu, futbollistët kanë kërcyer e janë argëtuar të dielen mbrëma.

Atmosfera në skuadrën e Ismet Munishit po duket fantastike, me futbollistët të cilët janë të disponuar dhe në harmo të plotë.

Ballkani të dielen u ndesh me skuadrën Zhetysu Taldykorgan nga Kazakistani, me ç’rast luajti baraz me rezultat 0-0.

Ndërkohë, një ditë më parë u përball me ekipin iraian SC Tractor, duel të cilin e humbi minimalisht 2-1.