Zbulohen shumat e shpenzuara nga trajnerët për transferime, ky ka harxhuar më së shumti

Zbulohen shumat e shpenzuara nga trajnerët për transferime, ky ka harxhuar më së shumti

Sport January 20, 2020 - 10:31
Detajet

Të gjithë trajnerëve të mëdhenj iu pëlqen të harxhojnë shuma të majme për transferime, transmeton zeri.info

Jose Mourinho zë vendin e parë në listë për më së shumti shpenzime, me plot 1.3 miliard funte të harxhuara në transferime gjatë karrierës së tij si trajner.

Strategu portugez nuk është frikësuar të shpenzojë shifra të majme, qoftë në Chelsea, Real Madridi apo në Manchester United.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola të dy kanë shpenzuar nga 998 milionë funte dhe zënë vendin e dytë në listë.

Kjo është lista:

1. Jose Mourinho: 1.3 miliard funte / Blerja më e shtrenjtë -  Paul Pogba 89.3 milionë funte

2. = Carlo Ancelotti: 998 milionë funte / Gareth Bale 85.3 milionë funte

2. = Pep Guardiola: 998 milionë funte / Zlatan Ibrahimovic 57 milionë funte

4. Manuel Pellegrini: 921 milionë funte / Cristiano Ronaldo 80 milionë funte

5. Massimiliano Allegri: 844 milionë funte / Cristiano Ronaldo 99.2 milionë funte

6. Arsene Wenger: 767 milionë funte / Pierre-Emerick Aubameyang 56 milionë funte

7. Roberto Mancini: 683 milionë funte / Sergio Aguero 35 milionë funte

8. Claudio Ranieri: 682.6 milionë funte / James Rodriguez 38.5 milionë funte

9. Rafa Benitez: 577 milionë funte / Gonzalo Higuain 34.5 milionë funte

10. Unai Emery: 591 milionë funte / Neymar 200 milionë funte