Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Plepolli: Unë bashkëpunoj me menaxherin e futbollistit të Kosovës, ja pse futbollistët në Kosovë duhet të kenë kujdes tani

Plepolli: Unë bashkëpunoj me menaxherin e futbollistit të Kosovës, ja pse futbollistët në Kosovë duhet të kenë kujdes tani

Sport January 19, 2020 - 23:41

Futbollistët e Kosovës shfaqën formë të mirë këtë fundjavë me skuadrat e tyre në Evropë.

Vedat Muriqi shënoi gol dhe dhuroi asistim me Fenerbahçen, Milot Rashica dhuroi asistim me ëerder Bremenin, si dhe Bersant Celina shkëlqeu me asistim në fitoren e Sëansea Cityt, raporton Zëri.info.

Padyshim, kjo formë e tyre i shërben mjaft mirë trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Formë të mirë këtë edicion ka shfaqur edhe mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili nga Hellas Verona do të transferohet te Napoli në verë.

Për të, analisti dhe trajneri kosovar, Arsim Plepolli ka dhënë vetëm fjalë të mëdha.

"Kjo gjë është për m'u mburr pasi dihet se Napoli është klub i madh dhe merr pjesë në garat evropiane", ka thënë Plepolli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

Image

"Me 17 apo 18 ndeshje, Rrahmani ka treguar se çfarë futbollisti i madh është dhe ai është tani një shembull", vlerësoi ai.

"Tani lojtarët tanë duhet të kenë kujdes pasi kemi vëzhgim nga skoutët pas suksesit të Përfaqësueses së Kosovës", deklaroi Arsim Plepolli.

Tutje, ndihmës-trajneri i Flamurtarit ka thënë se bashkëpunon me menaxherin e Rrahmanit, Adrian Aliajn.

"Unë jam një skout i menaxherit të Amir Rrahmanit, Adrian Aliajt, i cili kërkon futbollist të rinjë dhe e bëj punën time në Kosovës", shtoi ai./Zëri.info