Dragusha: Kjo gjë në futbollin e Kosovës, ka ndryshuar për të mirë

Dragusha: Kjo gjë në futbollin e Kosovës, ka ndryshuar për të mirë

Sport January 19, 2020 - 23:10

Skuadrat elitare kosovare kanë nisur përgatitjet jashtë vendit para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

FC Prishtina, Drita, Gjilani dhe Ballkani ndodhen në Turqi, derisa Llapi në Shqipëri, kurse Feronikeli ende nuk ka udhëtuar, raporton Zëri.info.

Shumë prej tyre po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore, derisa optimizmi i tyre është i madh për stinorin pranëveror.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha, i cili po sheh përparim te klubet kosovare.

"Klubet po përparojnë në Kosovë, janë kushtet shumë më të mira tani", ka thënë Dragusha në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Por, kur e mendon kohën kur ne kemi luajtur dhe tani, dallon si dita me nata", tregoi më tej Dragusha.

"Gjërat kanë filluar të ndryshojnë për të mirë, por ende ka punë për profesionalizëm", deklaroi ai./Zëri.info