Sokoli: Kjo gjë është një plus i madh për skuadrat kosovare

Sokoli: Kjo gjë është një plus i madh për skuadrat kosovare

Sport January 19, 2020 - 22:57

Skuadrat elitare kosovare kanë nisur përgatitjet jashtë vendit para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

FC Prishtina, Drita, Gjilani dhe Ballkani ndodhen në Turqi, derisa Llapi në Shqipëri, kurse Feronikeli ende nuk ka udhëtuar, raporton Zëri.info.

Shumë prej tyre po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore, derisa optimizmi i tyre është i madh për stinorin pranëveror.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili i sheh përgatitjet e skuadrave kosovare jashtë vendit si gjë pozitive.

"Shumica dërrmuese e klubeve janë duke u përgatitur në Antalia të Turqisë", ka thënë Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Kjo do të thotë se buxheti i tyre është më i mirë dhe kjo është një plus i madh për skuadrat kosovare", vlerësoi Sokoli.

"Skuadrat do të marrin përvojë jashtë vendit me anë të ndeshjeve miqësore", tregoi ai./Zëri.info