Barcelona e nis me fitore epokën e re nën drejtimin e Quique Setien

Barcelona e nis me fitore epokën e re nën drejtimin e Quique Setien

Sport January 19, 2020 - 22:53

Barcelona e ka nisur mbarë epokën e re nën drejtimin e trajnerit Quique Setien.

Pas largimit të Ernesto Valverdes, Setien zëvendësoi atë, derisa sonte debutoi në ndeshjen kundër Granadas, shkruan Zëri.info.

Image

Në ndeshjen e zhvilluar në "Camp Nou", Barcelona triumfoi me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për katalunasit e shënoi Leo Messi në minutën e 76-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona rikthen vendin e parë në tabelë, me 43 pikë pas 20 ndeshjeve.

Image

Ndërkaq, Granada mbetet në vendin e dhjetë me 27 pikë./Zëri.info

Image