Largimi nga Liverpooli? Zbulohet arsyeja e mungesës së Xherdan Shaqirit në derbi
Kanë mbetur edhe pak minuta deri te fillimi i ndeshjes derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Në "Anfield", Liverpooli është nikoqir i Manchester Unitedit sot me fillim nga ora 17:30, shkruan Zëri.info.
Për këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri nuk është as në bankën rezervë.
Pas publikimit të formacionit startues të Liverpoolit, kur u pa mungesa e Shaqirit, u tha se gjilanasi nuk u ftua për shkak të negociatave për t'u larguar nga klubi.
Megjithatë, duket se kjo nuk qëndron.
Gazetari i mirënjohur anglez, David Lynch, i afërt me Liverpoolin, ka bërë me dije se Shaqiri ka pësuar një lëndim.
"Më kanë treguar se Xherdan Shaqiri mungon shkaku i një lëndimi të lehtë. Nuk ka asgjë të bëjë me të ardhmen e tij", ka shkruar gazetari i 'Evening Standard' në 'Twitter'./Zëri.info
I’m told Xherdan Shaqiri is absent with a slight knock. Nothing in suggestions he is about to leave #LFC.
— David Lynch (@LynchStandard) January 19, 2020