Ferizaj tejkalon problemet, ky është kërcënimi që bëjnë tash

Ferizaj tejkalon problemet, ky është kërcënimi që bëjnë tash

Sport January 19, 2020 - 14:42
Njëri nga futbollistët më me përvojë tek Ferizaj, Taulant Dajaku në një bisedë për Zëri.info, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Ferizajt për këto 6 muaj

Fitorja 4:0 ndaj Renovas dhe 3:1 ndaj Trepçës në dy ndeshjet kontrolluese të zhvilluara brenda pak ditëve në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, ka bërë që Ferizaj t’i lë anash problemet që kishte dhe tash të fokusohet te lufta e ashpër që i pret në pranverë, shkruan Zëri.info.

Njëri nga futbollistët më me përvojë tek Ferizaj, Taulant Dajaku në një bisedë për Zëri.info, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Ferizajt për këto 6 muaj, derisa beson shumë se do të arrijnë objektivin, pra mbijetesën.

Image

“Kam kontratë deri në qershor dhe do e respektoj kontratën. Do të jem aty duke shpresuar se do të bëjmë si ekip një sezon shumë të mirë dhe duke besuar gjithashtu se fati që na kishte braktisur në sezonin e parë të jetë me ne që të bëjmë një kampionat të mirë dhe të arrijmë objektivat që kemi”, ka thënë Dajaku për Zëri.info i cili në sfidën ndaj Trepçës realizoi dy gola duke dëshmuar kështu që po kalon formë të mirë.

Ferizaj vjeshtën e mbylli në pozitën e 10 me 18 pikë, pozitë kjo e vështirë por kampi ferizajas ka besim se do të mbijetojë

“Sigurisht se nuk do të dorëzohemi pasiqë gjithë mundësitë janë. Të shpresojmë që do të jemi në element që nga fillimi i kampionatit dhe të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat”, ka përfunduar Dajaku.

Image