Milani fiton dramën ndaj Udineses

Milani fiton dramën ndaj Udineses

Sport January 19, 2020 - 14:29
Detajet

Milani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Udineses, falë një goli të realizuar në minutën e fundit të kohës shtesë, shkruan zeri.info

Kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3:2.

Ishte Udinese që kaloi e para në epërsi me anë të Jens Stryger Larsenit në minutën e gjashtë, derisa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0 në favor të mysafirëve.

Milani e nisi shumë më mirë pjesën e dytë duke barazuar me anë të zëvendësuesit Ante Rebic në minutën e 48-të.

Ndërsa, e përmbysi rezultatin falë një super goli të Theo Hernandezit në minutën e 71-të.

Sidoqoftë, Udinese arriti që ta barazojë rezultatin në minutën e 85-të me anë të Kevin Lasagnas.

Ndërkohë, derisa dukej se sfida do të mbyllej në barazim, doli në skenë sërish Rebic, i cili shënoi në minutën e 93-të për ta vulosur triumfin e vendasve./Zëri