Vajza e Milaim Ramës realizon eurogol për Zurichun, ajo e përfaqëson Kosovën

Vajza e Milaim Ramës realizon eurogol për Zurichun, ajo e përfaqëson Kosovën

Sport January 19, 2020 - 13:30
Detajet

Alketa Rama, vajza e ish-futbollistit të mirënjohur kosovar të Përfaqësueses së Zvicrës, Milaim Rama po vazhdon të shfaq talent të rrallë në lojën më te popullarizuar në botë, raporton Zëri.info.

Alketa ka realizuar eurogol nga goditja e lirë për skuadrën e Zurichut në një ndeshje miqësore.

Lexo edhe Në Hungari shënohet një super gol nga gjysma e fushës
Sport January 19, 2020

Rama shënoi me një goditje të saktë nga distanca.

Kujtojmë se Alketa është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja.

Alketa luan si sulmuese.

Image

Ndryshe, Milaim Rama është futbollisti i parë shqiptar që luajti në një Kampionat Evropian.

Image

Ish-sulmuesi i lindur në Viti të Kosovës e përfaqësoi Zvicrën në "Euro 2004" në Portugali. /Zëri.info