Boksit të Kosovës i shtohet një klub i ri
Sport
January 19, 2020 - 13:20
Federata e Boksit të Kosovës është pasuruar edhe me një klub të ri i cili vjen nga Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e Boksit e Kosovës e cila beson se ardhja në skenë e këtij klubi do ta shtojë konkurrencën në boksin kosovar dhe natyrisht do të nxjerr ën sipërfaqe boksierë shumë të mirë, shkruan Zëri.info.
“Nën ombrellën e Federatës së boksit është regjistruar edhe një klubi i boksit "Korab's Boxing Fight Club" nga Ferizaji.
Dhe tani në FboxK ka 22 klube të boksit të regjistruara FboxK i uron suksese klubit të boksit “Korab’s Boxing Fight Club” në gara”, ka njoftuar FBoxK. ./Zëri.info