E konfirmon presidenti i UFC-së, dëshiron përballjen mes McGregorit dhe Khabibit

E konfirmon presidenti i UFC-së, dëshiron përballjen mes McGregorit dhe Khabibit

Sport January 19, 2020 - 12:11
Detajet

Presidenti i UFC-së, Dana White, mendon se do të jetë një vit i ngarkuar për Conor McGregorin, derisa pret përballje “të nxehta” për irlandezin gjatë 2020-s, transmeton zeri.info

Këto fjalë ai i tha pas rikthimit të irlandezit me fitore në UFC.

McGregor triumfoi ndaj Donald Cerrones në Las Vegas, duke e fituar meçin pas vetëm 40 sekondave në njërën prej paraqitjeve më spektakolare të karrierës së tij.

Lexo edhe Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor
Sport January 19, 2020

“Shumë gjëra kanë kuptim, pir unë kam nevojë të shoh se çfarë dëshiron të bëjë Conor. Unë dua që Conor të bëj edhe tri lufta të tjera këtë vit. Dua të shoh Conor kundër Mascidalit, por mendoj se Conor kundër Khabibit do të ishte e mirë për trashëgiminë e tyre. Ky është meçi për t’u bërë”, ka deklaruar White./Zëri