Vazhdon shkëlqimi i Muriqit, gol dhe asist për Fenerin

Vazhdon shkëlqimi i Muriqit, gol dhe asist për Fenerin

Sport January 18, 2020 - 20:51

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur. Ai edhe sot ka bërë një super paraqitje për Fenerbahçen ku ka shënuar dhe asistuar në fitoren kundër Gazientep. Megjithatë, Muriqi në fund të ndeshjes është ndëshkuar pa nevojë me të kuq pas një ndërhyrje tërësisht të panevojshme në një lojtarë vendas 

Vedat Muriqi ia sjell tri pikët e radhës Fenerbahçës.

Fenerbahçe sonte ishte mysafirë i skuadrës Gazientep dhe pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e barabartë pa gola. 

Por në pjesën e dytë ishte pikërisht Muriqi që bëri dallimin në këtë ndeshje. 

Ai asistoi në golin e parë të Max Kruse në minutën e 51-të. Ishte një kalim i tij brilant i mbrojtësit të majtë të Gazientep dhe ku Muriqi çuditërisht kroson saktë më të djathtën e tij në zonë e ku nga aty shënon gol Max Kruse me kokë. 

Kujtojmë se tre minuta më parë Muriqit iu anulua një gol për pozitë jashtëloje. 

E një gol u anulua edhe i Gazientep për faul para se të shënohej, por kur u mendua që ndeshja do të përfundojë 0-1 Muriqi shënon në minutën e fundit të ndeshje një gol të bukur. 

Por, shija e hidhur në këtë ndeshje është një karton i kuq i kosovarit që e mori në minutën e fundit të takimit, pas një ndërhyrje tepër të pakontrolluar në një mesfushorë të Gazientep. 

Fenerbahce është në pozitën e tretë në tabelë në Super Lig turke me 34 pikë.