Real Madridi vuan, por fiton ndaj Sevillas

Real Madridi vuan, por fiton ndaj Sevillas

Sport January 18, 2020 - 17:58
Casemiro ishte hero i skuadrës së Zinedine Zidane pasi shënoi dy golat për madrilenët

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 2:1 në një sfidë plot emocione, shkrua Zëri.info.


Casemiro ishte hero i skuadrës së Zinedine Zidane pasi shënoi dy golat për madrilenët. Braziliani fillimisht shënoi në minutën 57-të për 1:0 dhe në minutën e 69-të për ta rikthyer përsëri epërsinë e Realit pasi me herët kishte barazuar De Jong për Sevillan.

Me këtë fitore Reali është në pozitën e parë me 43 pikë, tri më shumë sesa Barcelona e cila ka një ndeshje më pak dhe luan nesër me Granadan. /Zëri.info