Ferizaj i fortë për Trepçën e mposhti lehtë në miqësore

Ferizaj i fortë për Trepçën e mposhti lehtë në miqësore

Sport January 18, 2020 - 14:46
Ferizaj është ballafaquar me anëtarin e Ligës së parë Trepçën

Skuadra e Ferizaj e ka zhvilluar miqësoren e ardhës në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në futbollin e Kosovës.

Ferizaj është ballafaquar me anëtarin e Ligës së parë Trepçën të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:1, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka dhënë vet skuadra e Ferizajt përmes Facebokut.

“Ka përfunduar ndeshja e dytë kontrolluse. Skuadra jonë ka mposhtur Trepçën me rezultat 3:1 me golat e Taulant Dajakut(2) dhe Behar Bardhit (1). Në këtë ndeshje trajneri Bekim Isufi i testojë të gjithë futbollistët për të parë formën e tyre para fillimit të kampionatit i cili fillon mbas disa javësh”, ka shkruar KF Ferizaj. /Zëri.info