Klopp: Kjo është katastrofë për Liverpoolin

Klopp: Kjo është katastrofë për Liverpoolin

Sport January 18, 2020 - 11:36
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ndare një mal me ankesa me orarin e shpallur për Kupën e Kombeve të Afrikës

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka ndare një mal me ankesa me orarin e shpallur për Kupën e Kombeve të Afrikës që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Turneu do të fillojë në janar dhe do të zhvillohet deri në shkurt, që nënkupton se Liverpool do të mbetet pa tre lojtarë thelbësorë, Sadi Mane, Mohamed Salah dhe Naby Keita.

Klopp është shumë i zemëruar që FIFA nuk ka komunikuar me klubet në lidhje me orarin e këtij turneu dhe thotë se një orar i tillë është në dëm të lojtarëve afrikanë, shkruan Zëri.info.

"Unë nuk mund ta respektoj Kupën e Kombeve Afrikane më shumë sesa e respektoj Premier Ligën. E kuptoj që ata duan të luajnë kur dimri është në Evropë dhe moti atje është më i mirë. Megjithatë, ka disa probleme. Disa javë para Kupës së Kombeve, ka një Kampionat Botëror të klubeve ku do të ketë gjithashtu shumë lojtarë afrikanë dhe kjo vërtet është një ngarkesë e madhe për ta”, ka thënë Klopp.

"Kjoo nuk i ndihmon lojtarët afrikanë. Ne nuk mund të llogarisim tek Salah, Mane dhe Keith nga janari deri në shkurt dhe natyrisht, kjo është një fatkeqësi për Liverpoolin. FIFA mori vendimin pa u konsultuar me trajnerët ose lojtarët", ka thënë Klopp. /Zëri.info