Dinamo i gëzohet transferimit të Rrahmanit, zbulon klauzolën që ka me Veronan

Dinamo i gëzohet transferimit të Rrahmanit, zbulon klauzolën që ka me Veronan

Sport January 18, 2020 - 11:23
Dinamo e kishte shitur futbollistin shqiptar vitin e kaluar te Verona për 2 milionë euro

Kalimi i Amir Rrahmanit nga Verona te Napoli ka gëzuar jo pak edhe skuadrën e Dinamo Zagreb.

Dinamo e kishte shitur futbollistin shqiptar vitin e kaluar te Verona për 2 milionë euro ndërsa ai është shitur te Napoli shtatë herë më shtrenjtë dhe ky është një lajm i mirë për kroatët, shkruan portali kraot Index.hr, transmeton Zëri.info.

Image

Kapiteni i Kosovës do të mbetet në huazim për pjesën e mbetur të sezonit te skuadra e Ivan Juric, e cila do të marrë plot 14 milion për të.

Dinamo mund të jetë e zhgënjyer që nuk arriti vet ta shesë për këtë shumë, megjithatë kjo skuadër pritet të fitojë bukur shumë nga ky transferim.

Gjatë shitjes te Verona, ekzistonte një klauzolë në kontratë sipas së cilës Dinamo do të merrte 10 përqind të transferimit të radhës, që do të thotë se 1.4 milion euro i takojnë Dinamos nga ky transfer.

Në përkthim, Maksimir do të marrë pothuajse të njëjtën sasi me atë për të cilën ata e shitën atë. /Zëri.info