Leci: Në vendet e zhvilluara kalendari vjetor zbatohet edhe me orë

Leci: Në vendet e zhvilluara kalendari vjetor zbatohet edhe me orë

Sport January 18, 2020 - 11:00
Liridon Leci është një ndër futbollistët që aktivizohet në futbollin e Kosovës dhe i cili e ka një karrierë të bujshme, pasi ka luajtur edhe në Suedi e në Shqipëri

Nëse një tifozi të futbollit evropian i internojnë datat e zhvillimit të ndeshjeve të skuadrës së tij të zemrës, atij i duhen pak minuta për t’i mësuar ato, madje edhe orën e zhvillimit të ndeshjeve.

Por një tifoz i futbollit të Kosovës e ka të pamundur një gjë të tillë. Zakonisht në ndeshjet e futbollit kosovar orari i xhiros zbulohet dy ose tri ditë para ndeshjeve dhe ky fakt po u shkakton shumë probleme e më së shumti po e vuajnë trajnerët e lojtarët, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Liridon Leci është një ndër futbollistët që aktivizohet në futbollin e Kosovës dhe i cili e ka një karrierë të bujshme, pasi ka luajtur edhe në Suedi e në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës. Mbrojtësi majtak mendon se nëse bëhet një orar do të ishte shumë pozitive për të gjithë në futbollin e Kosovës, shkruan Zëri.info.

“Në vendet e zhvilluara, që janë shumë larg me futboll, është normale ta kesh kalendarin vjetor, i cili zbatohet me orë dhe me ditë. Në Suedi ku kam luajtur e kam pasur edhe programin mujor të stërvitjeve e lërë më të ndeshjeve që e kemi ditur saktë se kur zhvillohen. Te ne në Kosovë, por edhe në Ballkan në përgjithësi, është ky problem që vetëm para dy-tri ditë para ndeshjeve zbulohet dita e ndeshjeve”, theksoi Leci për gazetën “Zëri..

Ai mendon se infrastruktura në Kosovë nuk lejon të dihet saktë orari. “Infrastruktura nuk lejon të dihet saktë orari dhe koha e ndeshjeve.

Mendoj se kjo është problem më shumë për trajnerët, sepse ata duhet që ta përgatisin lojën. Shpresoj se do të vijë koha që edhe kjo çështje të rregullohet”, potencoi Liridon Leci. /Zëri.info