Ndërron jetë legjenda e Juventusit

Ndërron jetë legjenda e Juventusit

Sport January 18, 2020 - 10:30
Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi ka ndërruar jetë.

Anastasi ishte një prej sulmuesve më të mirë në vitet 70’. Ai u nda nga jeta pas një lufte 2 vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Karrierën e filloi tek Varese, ku ra në sy të shumë skuadrave të njohura italiane. Juventus në atë kohë e fitojë garën me Interin dhe e bëri të tijin sulmuesin.

Me bardhezinjtë, Anastasi luajti për 8 sezone duke fituar 3 kampionate. Me Juventusin luajti 258 ndeshje në Serie A, duke shënuar 78 gola.

Pastaj, Anastasi u transferua tek Inter ku fitoi një Coppa Italie. Karrierën e mbylli tek klubi i Luganos në Zvicër.

Image

Anastasi për kombëtaren italiane zhvilloi 25 ndeshje.