Ashtu siç paralajmëroi ‘Zëri’, Drita njofton largimin e Sedat Berishës

Ashtu siç paralajmëroi ‘Zëri’, Drita njofton largimin e Sedat Berishës

Sport January 17, 2020 - 13:32
Detajet

Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me qendërmbrojtësin shkupjan, Sedat Berisha.

Berisha te klubi ynë erdhi në janar të vitit të kaluar nga Tirana dhe qëndroi për një vit.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi gjilanas me një njoftim në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Largime të lojtarëve nga ekipet e Superligës po vazhdojnë me një intensitet të madh.

Lajmin për largimin e Berishës, u konfirmua edhe nga burime të sigurta të Zëri.info të enjten mbrëma. /Zëri.info