Young arrin në Itali për teste mjekësore te gjiganti i Series A

Young arrin në Itali për teste mjekësore te gjiganti i Series A

Sport January 17, 2020 - 13:03
Detajet

Ashley Young ka zbarkuar në Milano, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Interi dhe do të përfundojë transferimin nga Manchester Unitedi.

34-vjeçari u përshëndet nga reporterët në Aeroportin e Malpensas dhe u zhvendos me makinë në ambientet mjekësore për testet e tij.

Reprezentuesi anglez me 39 paraqitje me kombëtaren dhe shtatë gola në emrin e tij, largohet nga Unitedi me një kontratë gjashtë mujore me mundësi zgjatjeje.

Ai ka bërë 18 paraqitje konkurruese për Manchester Unitedin këtë sezon.

Raportohet që Interi shpreson të ketë Young në skuadrën e Antonio Contes në kohë për udhëtimin e kësaj fundjave në Serie A te Lecce.

Young është njëri nga disa nënshkrime që Interi shpreson ta kryer këtë muaj.

Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur dhe Olivier Giroud nga Chelsea janë duke pritur që të fluturojnë drejt Milanos për marrëveshje me Interin.