ZYRTARE: Manchester United e konfirmon kapitenin

ZYRTARE: Manchester United e konfirmon kapitenin

Sport January 17, 2020 - 11:35
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka konfirmuar se Harry Maguire do të jetë kapiteni i ri i parë i Djajve të kuq, mes spekulimeve se kapiteni aktual Ashley Young do të kalojë në Inter.

Mbrojtësi anglez Harry Maguire e ka fituar shiritin e kapitenit të Manchester Unitedit përkundër që iu bashkua klubit vetëm para gjashtë muajve, kur u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Young u emërua kapiten i Manchester Unitedit në fillim të sezonit, mirëpo ai pritet të zyrtarizohet së shpejti në Inter.

Tashmë është arritur marrëveshje për transferimin e 34-vjeçarit në vlerë prej 1.5 milion eurosh dhe ai pritet t’i kryejë testet mjekësore në Inter sot gjatë ditës.

Pasi që Young shpeshherë kishte qenë jashtë formacionit të parë të Manchester Unitedit, Maguire e kishte mbajtur shiritin e kapitenit në disa ndeshje, mirëpo tani do të jetë edhe zyrtarisht kapiteni i parë.

Maguire do ta ketë përgjegjësi për herë të parë si kapiten i parë i klubit në ndeshjen e së dielës në Premierligë, kundër Liverpoolit.

Image