Zyrtare: Merret vendimi përfundimtar për Aubameyangun, suspendohet për kaq ndeshje

Zyrtare: Merret vendimi përfundimtar për Aubameyangun, suspendohet për kaq ndeshje

Sport January 15, 2020 - 19:36
Detajet

Arsenali ka dështuar në apelimin e saj për t’ia zbutur dënimin sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton zeri.info

Pra, Federata Angleze e ka lënë në fuqi vendimin e mëhershëm sipas të cilit ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit do t’i mungojë klubit londinez në 3 ndeshje.

Aubameyang kishte bërë një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Max Meyerit në barazimin 1:1 ndaj Crystal Palacet dhe ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Aubameyang do t’i mungojë Arsenalit në ndeshjet ndaj Sheffield Unitedit dhe Chelseat në Premierligë dhe ndaj Bournemouthit në Kupën FA./Zëri