Zyrtare: ‘Godet’ Drenica, nënshkruan me këta dy futbollistë

Zyrtare: ‘Godet’ Drenica, nënshkruan me këta dy futbollistë

Sport January 15, 2020 - 19:09
Detajet

Drenica ka konfirmuar sot dy transferimet e reja, shkruan zeri.info

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Edmond Turku dhe mbrojtësin anësor, Muharrem Musa.

Ky është njoftimi i plotë i Drenicës:

Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar sot dy përforcime të reja.

Qëndermbrojtësi i njohur, Edmond Turku, do të jetë përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ky përforcim mbyll hapësirat boshe në qendër të mbrojtjes dhe futbollisti i spikatur ishte kerkesë edhe e trajnerit Sejdiu.

Turku ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni të garave, me mundësi të vazhdimit pas stinorit pranveror. Ai njihet si një mbrojtës tejet luftarak dhe me pervojë.

Ndërkohë, klubi njofton edhe për rikthimin e futbollistit vendor, Muharrem Musa. Mbrojtësi anësor është rikthyer në skuadër për pjesën e mbetur të kampionatit.

Musa është produkt i Shkollës së Futbollit ‘Drenica’.

Drejtuesit e klubit janë të angazhuar maksimalisht që ekipi të jetë i kompletuar dhe sa më i përgatitur për pjesën pranverore.