E konfirmon Altin Lala: Ja pse hoqa dorë nga pasaporta shqiptare

E konfirmon Altin Lala: Ja pse hoqa dorë nga pasaporta shqiptare

Sport January 15, 2020 - 19:02
Detajet

Altin Lala jeton prej më shumë se dy dekadash në Gjermani dhe kësisoji është detyruar të heqë dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke zbatuar edhe ligjet e vendit ku qëndron. 

Vetë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, duke parë edhe interpretimet që mund të bëjnë tifozët, sqaroi për “Panorama Sport” gjithçka, ndërkohë që dihet se Gjermania si vend nuk e lejon dyshtetësinë.

Image

“Si futbollist kam luajtur duke qenë vetëm me pasaportë shqiptare. Tashmë jam i detyruar për shkak të impenjimeve të mia në jetë dhe biznes, të heqe dorë dhe të marrë pasaportën gjermane.

Lexo edhe Ish-kapiteni i Kombëtares heq dorë nga shtetësia shqiptare, kjo është arsyeja
Sport January 15, 2020

Kështu e ka ligji këtu në Gjermani dhe nuk kam se çfarë të bëj. Kur të bëhet ndryshimi i ligjit, që mendohet pas dy-tre viteve, ku i jepet mundësia shtetësave gjermanë për të mbajtur dy nënshtetësi, atëherë do të aplikoj sërish për të rimarrë pasaportën shqiptare. Kjo është e gjitha, çdo aludim që mund të bëhet për këtë, është i tepërt”, është shprehur Lala.