
Zbulohet festa sekrete e yjeve të Manchester Cityt me 22 modele në një hotel luksoz pas fitores së thellë ndaj Aston Villës
Sport
January 15, 2020 - 18:17
Detajet
Yjet e Manchester Cityt kaluan natën duke festuar me 22 modele pas triumfit 6:1 ndaj Aston Villës, transmeton zeri.info
Vajzat italiane ishin sjellë në një hotel luksoz në Cheshire, disa kilometra larg prej aty ku jetojnë shumica e futbollistëve të Cityt.
22 modelet ishin ftuar në një lokacion sekret ku kanë festuar së bashku me pjesëtarët e skuadrës së parë të Cityt pas fitores 6:1 ndaj Aston Villës të dielën.
“The Sun” shkruan se lojtarët kishin marrë leje nga trajneri Pep Guardiola për të festuar.
Por, nuk dihet nëse spanjolli ishte në dijeni për prezencën e femrave./Zëri
