Lala: Ende tallem me De Biasin që e la jashtë Rashicën

Lala: Ende tallem me De Biasin që e la jashtë Rashicën

Sport January 15, 2020 - 09:25
Detajet

Shqipëria e mbylli edicionin kualifikues jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, së fundmi në Shqipëi, një përfaqësi e legjendave u ftuan nga Shoqata e Futbollistëve Shqiptarë për të përfaqësues ekipin e legjendave në një event bamirësie.

Altin Lala, në një intervistë për “Panorama Sport”, komenton ecurinë e kuqezinjve, ndërsa tregon edhe emocionet e përjetuara në “Air Albania Stadium” në eventin e bamirësisë, derisa a folur edhe për Milot Rashicën i cili u la jashtë Shqipërisë nga De Biasi.

“Rashica po kalon një moment të mirë, unë akoma tallem me De Biasin sesi e la jashtë Shqipërisë. Ka bërë hapa shumë të mëdhenj përpara dhe shpresojmë që të ketë vazhdueshmëri. Një ditë do ta shohim në një ekip të madh. Shpresoj që aty të jetë lojtar formacioni dhe deciziv”, ka thënë Altin Lala.