Infektuar: 4931
Shëruar: 2267
Vdekur: 102
ZYRTARE: Feronikeli befason me përforcimin e fundit

ZYRTARE: Feronikeli befason me përforcimin e fundit

Sport January 14, 2020 - 13:59
Detajet

FC Feronikeli ka arritur akord me super-talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga janari, njofton faqja e klubit, shkruan Zëri.info.

Mbye ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipin e dytë të Lokerenit në Belgjikë, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilën skuadër për gjysmësezoni realizoj 16 gola dhe bëri dy asistime.

Mbye deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.

Tani ai do të mbrojë ngjyrat e FC Feronikelit. /Zëri.info

Image

Image

Image

Image