Miqësorja me skuadrën shqiptare dhe përgatitjet jashtë vendit, Bekim Isufi i tregon të gjitha

Miqësorja me skuadrën shqiptare dhe përgatitjet jashtë vendit, Bekim Isufi i tregon të gjitha

Sport janar 14, 2020 - 13:21
Detajet

'Dritë në fund të tunelit' te Ferizaj. Skuadra që garon në Superligën e Kosovës duket se ka lënë anash problemet e brendshme dhe i është kthyer punës.

Dimri e zuri klubin e Ferizajt në probleme të mëdha financiare, si dhe probleme të brendshme, e cila rezultoi me largimin e investitorëve anglezë.

Por, Ferizaj ditë më parë bëri me dije se situata është drejt normalizimit dhe se 'timonin' e skuadrës do ta mbajë trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi, teksa tashmë futbollistët kanë nisur edhe përgatitjet për stinorin pranveror.

Image

Ndonëse pozicionohen në pjesën e poshtme të tabelës synimi primar i Ferizajt këtë edicion është mbetja në elitë.

Në një bisedë me Zëri.info, trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi në mes të tjerash ka folur për miqësoren e nesërme me Renovën si dhe për përgatitjet jashtë vendit.

“Nesër e kemi një ndeshje miqësore me Renovën, Jemi duke shikuar disa vende për të shkuar në përgatitje. Do ta gjejmë një vend ku do të na përshtatet, ku edhe do të gjejmë disa kundërshtarë për ndeshje miqësore. Ndoshta javën e ardhshme do të përcaktohen këto gjëra”, deklaroi Bekim Isufi.

Image

Stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës, Ferizaj e mbylli në vendin e dhjetë në tabelë me 18 pikë të tubuara./Zëri.info