ZYRTARE: Teuta - Basid Khalid, ky është vendimi përfundimtar për ish-sulmuesin e Prishtinës

ZYRTARE: Teuta - Basid Khalid, ky është vendimi përfundimtar për ish-sulmuesin e Prishtinës

Sport janar 14, 2020 - 13:21
Detajet

Klubi i Teutës së Durrësit ka njoftuar se sulmuesi Basid Khalid është larguar nga skuadra, raporton Zëri.info.

Ditën e sotme klubi durrsak ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Basid Khalid, i cili në verë u transferua nga Prishtina dhe zhgënjeu në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Khalid nuk shënoi asnjë gol në kampionat dhe tani duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Teuta më parë ka larguar edhe Darko Nikac, ndërkohë që janë afruar Ildi Gruda dhe Idelino Colubali. /Zëri.info