Rrahmani në Napoli, zbulohet shuma e transferimit të mbrojtësit prishtinas

Rrahmani në Napoli, zbulohet shuma e transferimit të mbrojtësit prishtinas

Sport janar 14, 2020 - 12:23
Detajet

Amir Rrahmani është shumë pranë transferimit te klubi i madh Italian, Napoli.

Deri te zyrtarizimi i shitjes së mbrojtësit prishtinas te Napoli, kanë mbetur edhe pak detaje të finalizohen, raporton Zëri.info.

Mediat italiane bëjnë të ditur se kapiteni i Kosovës do t’i bashkohet Napolit për shumën e 12 milionë euro.

Image

Rrahmani do ta kalojë pjesën e mbetur të këtij edicioni te Hellas Verona, e më pas do të kalojë te Napoli.

Në kontratë është e përfshirë edhe klauzola që i shton dy milionë euro shtesë Veronas në rast të kualifikimit të Napolit në Ligën e Kampionëve.

Bëhet e ditur se sot do të kompletohen detajet e fundit në kontratë dhe se nesër lojtari do t’i kryejë testet mjekësore./Zëri.info