Gazetari i besueshëm italian zbulon ofertën e madhe për Xherdan Shaqirin, të cilën Liverpooli e refuzoi menjëherë

Gazetari i besueshëm italian zbulon ofertën e madhe për Xherdan Shaqirin, të cilën Liverpooli e refuzoi menjëherë

Sport January 13, 2020 - 23:45
Detajet

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli këtë muaj.

Pavarësisht minutazhit të ultë këtë edicion nën urdhrat e Jurgen Klopp, mesfushori nga Kosova nuk e preferon largimin nga kampioni i Evropës, shkruan Zëri.info.

Kohëve të fundit, Shaqiri ka qenë i kërkuar nga shumë klube të njohura italiane, përfshirë këtu edhe Galatasarayn.

Para pak çastesh, gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, ka bërë me dije se edhe gjiganti italian, Roma ka shprehur interesim për Shaqirin.

Por, sipas tij, Liverpooli e ka refuzuar ofertën e klubit nga kryeqyteti italian.

"Roma ka kërkuar sot huazimin e Xherdan Shaqirit për ta zëvendësuar të lënduarin Nicolo Zaniolo. Liverpooli e ka refuzuar huazimin e tij në janar. Asnjë shans", ka shkruar Romano në "Twitter".

Ndryshe, Shaqiri pas rikuperimit nga lëndimi, tashmë është kthyer në skuadrën e Liverpoolit./Zëri.info

Image