Intervista e parë e Fadil Vokrrit, ishte në klasë të tetë kur morën vendin e parë në ish-Jugosllavi
Fadil Vokrri është legjendë e futbolliit kosovar, dhe këtë e bënë rezultatet e tij në fushë si futbollist, e më pas edhe si kryetar i Federatës së Kosovës në Futboll.
Vokrri kishte filluar të luante futboll që në moshën 6-vjeçare në vendlindjen e tij në Podujevë, duke arritur më pas në majat e futbollit jugosllav, me Partizanin e Beogradit.
Intervistën e parë televizive të Vokrrit javë më parë e ka publikuar emisioni Arkiva në RTK, intervistë të cilën legjenda e futbollit kosovar e kishte dhënë për RTP’në në kohën kur ndodhej në klasë të VIII të shkollës fillore.
Në atë kohë, ai si kapiten, bashkë me klubin e tij të shkollës kishte arritur të merrte vendin e parë në ish’Jugosllavi për grupmoshat e tij.
Vokrri në këtë arkiv filmike flet për talentin dhe punën e futbollistëve llapjan, edhe pse ishte herët të besonte se e priste një karrierë e bujshme në fushë të blertë dhe jashtë saj.
Sot stadiumi i Prishtinës mbanë emrin e tij, falë rezultateve të arritura, si futbollist, por edhe si krytar i FFK’së, duke e anëtarësuar Kosovën në UEFA e FIFA.