Lajm i hidhur: Ishte duke shkuar për ta shikuar ndeshjen ndaj Arsenalit, ndërron jetë tifozi i flaktë i Man Cityt

Lajm i hidhur: Ishte duke shkuar për ta shikuar ndeshjen ndaj Arsenalit, ndërron jetë tifozi i flaktë i Man Cityt

Sport December 15, 2019 - 23:51
Detajet

Një tifoz i flaktë i Manchester Cityt ka ndërruar jetë para ndeshjes së sotme me Arsenalin.

Klubi nga Mançesteri ka lansuar një komunikatë për ta konfirmuar lajmin tragjik, shkruan Zëri.info.

"Manchester City dëshiron t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tifozit që ndërroi jetë sot para ndeshjes me Arsenalin", thuhet fillimisht në njoftim.

"Mendimet tona në klub janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë pikëlluese", thuhet më tej.

Ndryshe, pas humbjes në derbi nga Manchester Unitedi, skuadra e Pep Guardiolas e mposhti sot Arsenalin në Londër me rezultat 0:3.

Dy golat e Kevin de Bruyne dhe një nga Raheem Sterling ishin vendimtarë për 'Qytetarët'./Zëri.info