I pari i futbollit maqedon me fjalë të mëdha për Kosovën, përmend edhe ndeshjen me Anglinë

I pari i futbollit maqedon me fjalë të mëdha për Kosovën, përmend edhe ndeshjen me Anglinë

Sport December 15, 2019 - 23:19
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori gjatë muajit mars të vitit 2020.

Në play-offin e Ligës së Kombeve, Kosova e Bernard Challandes do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale me synimin e vetëm - kualifikimin në 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohet në Shkup, derisa edhe mbështetja ndaj 'Dardanëve' pritet të jetë e madhe.

Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së, i zgjedhur në marsin e këtij viti, e ka përgëzuar edhe Kosovën për paraqitjet e saj në ciklin eliminator.

Image

Në mes të tjerash ai ka përmendur ndeshjen në Southampton, ku Kosova ia shënoi tre gola Anglisë në humbjen 5:3.

"Kosova nuk pati respekt ndaj asnjë kundërshtari, hyri në stadium dhe bëri lojën e vetë", ka thënë Sejdini në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info

"T'i shnosh tre gola Anglis nuk sht pak", u shpreh ai./Zëri.info