Masat e sigurisë për ndeshjen Maqedoni - Kosovë, i pari i futbollit maqedon tregon se çfarë mund të ndodhë

Masat e sigurisë për ndeshjen Maqedoni - Kosovë, i pari i futbollit maqedon tregon se çfarë mund të ndodhë

Sport December 15, 2019 - 23:10
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori gjatë muajit mars të vitit 2020.

Në play-offin e Ligës së Kombeve, Kosova e Bernard Challandes do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale me synimin e vetëm - kualifikimin në 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohet në Shkup, derisa edhe mbështetja ndaj 'Dardanëve' pritet të jetë e madhe.

Image

Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së, i zgjedhur në marsin e këtij viti, ka folur edhe për masat e sigurisë që do të merren në këtë ndeshje.

Sa i përket kësaj çështje, Sejdini është shprehur i sigurtë se asgjë nuk do të ndodhë", ka thënë Sejdini në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Ne do t'i hapim mirë sytë, por por jam i sigurtë se nuk do të ndodhë asgjë", vlerësoi Sejdini.

"Të dyjave na intereson të luajmë dhe të fitojmë dhe kjo do të jetë me rëndësi", tregon më tej ai.

Image

Tutje, Sejdini ka folur edhe për raportet e mira që ka me të parin e futbollit në Kosovë, Agim Ademi.

"Si me Agim Ademin, ashtu edhe Armando Dukën kam raporte të mira", potencoi Muhamed Sejdini.

"Por, nuk duhet të lënë anash as presidentët e federatave ballkanike, pasi të gjithë flasim vetëm për sport", u shpreh ai./Zëri.info