Kështu e përjetoi e fejuara e Milotit, eurogolin e vushtrriasit ndaj Bayern Munichut

Kështu e përjetoi e fejuara e Milotit, eurogolin e vushtrriasit ndaj Bayern Munichut

Sport December 14, 2019 - 19:35
Zbuloni detajet

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të cilën skuadra e tij Werder Bremen e humbi në udhëtim nga Bayern Munich me rezultat 6:1, raporton Zëri.info.

Futbollisti nga Vushtrria e hapi serinë e golave në këtë takim derisa realizoi eurogol duke e pranuar një top në mesin e fushës për t'u nisur drejt portës dhe realizuar në portën e Manuel Neuer.

E fejuara e tij Belik Kera e ka përcjell ndeshjen nga televizori derisa ka mbetur e mahnitur me golin e Milotit.

Image
Image

23-vjeçari në këtë edicion i ka realizuar shtatë gola për Werderin.

Rashica po konsiderohet një ndër futbollistët më të talentuar në Bundesligë. /Zëri.info